“ASH-AAA” komentojnë koaliconin LSDM-BESA, Sela: I gabueshëm, nuk u sjell të mirë shqiptarëve - Gazeta Express
string(88) "ash-aaa-komentojne-koaliconin-lsdm-besa-sela-i-gabueshem-nuk-u-sjell-te-mire-shqiptareve"

Gazeta Express

28/02/2020 19:15

“ASH-AAA” komentojnë koaliconin LSDM-BESA, Sela: I gabueshëm, nuk u sjell të mirë shqiptarëve

Gazeta Express

28/02/2020 19:15

Përveç BDI-së, koalicioni LSDM-Besa i papranueshëm edhe për Aleancën për Shqiptarët.

Kryetari i saj Ziadin Sela e quan aventurë politike që nuk u sjell ndonjë të mirë shqiptarëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre. Vota shqiptare, sipas tij, duhet të shkojë tek partitë shqiptare.

Lexo Edhe:

“Një koalicion i tillë është i gabueshëm. Një koalicion i tillë nuk maksimalizon votën shqiptare por përkundrazi, krijon parakushte që në një të ardhme dikush të marrë të drejtën duke mos pasur as parti politike brenda por vetëm eksponentë shqiptarë brenda për brenda qeverisë, të marrë të drejtën që ta thyejë atë parim të vendosur nga vitet ’90, që koalicionet pas zgjedhore në Maqedoni bëhen ndërmjet një subjekti politik maqedonas dhe një subjekti politik shqiptar. Ky parim duhet ruajtur”, theksoi Sela.

Duke komentuar reagimin e BDI-së, Sela tha se “sojuzi” i mëhershëm BDI-LSDM tani po kundërshton “sojuzin” e ri LSDM-Besa . E partnerët parazgjedhor të ASH-së, Alternativa, akuzojnë Besën se me LSDM-në ishte marrë vesh më herët se sa kur nisën përpjekjet për koalicion trepalësh ASH-Besa-Alternativa.

“Dje u dëshmua edhe arsyeja pse ai subjekt nuk ishte pjesë e kësaj besëlidhje, ngase ata kishin besëlidhje të mëhershme të fshehur me LSDM-në dhe këtë ne nga Alternativa e kemi ditur shumë më herët. Pas përfundimit të zgjedhjeve, koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqiptarët, si i unifikuar do të hyjë në bisedime vetëm me mandatarin për qeverinë e ardhshme, ndërsa, pas përmbylljes së bisedimeve rreth programit qeverisës, atëherë do të bisedojmë edhe për kushtet tjera rreth individëve të caktuar nga cilido subjekt tjetër”, potencoi Skender Rexhepi Zejdi, sekretar gjeneral i “Alternativës”.

Edhe Ziadin Sela i pyetur se a ndjehet i rrezikuar koalicioni ASH-Alternativë nëse fitues në bllokun tjetër është LSDM-Besa, tha se këtë punë në dorë e kanë shqiptarët e jo partitë.

Nga ana tjetër Zaev e Kasami tashmë kanë deklaruar se në koalicionin e tyre do të pranonin edhe parti të tjera të cilat nuk do të bënin shantazhe dhe do t’i pranonin parimet e tyre.