Kurti fton Serbinë që të ndalojë fushatën për çnjohje - Gazeta Express
string(53) "kurti-fton-serbine-qe-te-ndaloje-fushaten-per-cnjohje"

Kurti fton Serbinë që të ndalojë fushatën për çnjohje

Gazeta Express

27/02/2020 19:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hequr taksën ndaj për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Kurti këtë vendim e mori pas presionit amerikan. Ai u takua me prodhuesit vendorë, dhe zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Lexo Edhe:

Gjithsesi, Kurti shton se vendet e Quintit duhet të ndalin garant që fushata e Serbisë për çnjohje të ndalojë. Ai e ka ftuar Serbinë që të bëjë këtë.

Tutje Kurti ka shtuar se ky është vetëm fillimi i largimit të barrierave mes shteteve. Po ai ka kërkuar edhe që Serbia të heqë pengesat tregtare me Kosovën.

“Kjo është shenjë e vullnetit të mirë nga ana e jonë për fillimin e zgjidhjes së mirëfilltë të problemeve tregtare, ekonomike dhe politike që prekin vendet tona”, thotë ai.

Kurti ka shpjeguar që nga 15 marsi hiqet taksa për lëndën e parë, ndërsa nëse Serbia tregon frymë të bashkëpunimit atëherë me 1 prill taksa largohet tërësisht në një periudhë 90 ditore.

Ai tha që nëse Serbia nuk ndalë fushatën e saj ndaj Kosovës, me 15 qershor vihet në fuqi reciprociteti i plotë ndaj Serbisë. /Express/