Qeveria e Kosovës nesër pritet që të mbajë mbledhjen e katërt me radhë në ora 12:00. Gazeta Express ka siguruar rendin e ditës.
Pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, pas dëmeve nga tërmeti.
Gjithashtu, edhe shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga presidenti dhënien e autorizimit për ministrinë e financave që të nënshkruhet marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së në programin “Customs 2020”.
Si pikë e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga presidenti i vendit dhënien e autorizimit për ministrin e financave për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë – BE për programin ‘Fiscalis 2020”.
Gjithashtu do të shfuqizohen edhe dy vendime të qeverisë së kaluar dhe do të shkarkohet bordi i ndërmarrjes publike Infrakos./GazetaExpress/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...