Familjari i Qerimit: Atë e vrau dora e zgjatur, zyrtarët e UDB-së - Gazeta Express
string(63) "familjari-i-qerimit-ate-e-vrane-dora-e-zgjatur-zyrtaret-e-udbes"

Familjari i Qerimit: Atë e vrau dora e zgjatur, zyrtarët e UDB-së

Gazeta Express

27/02/2020 10:19

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u gjet i vrarë në veturën e tij, në fshatin Zahaq të Pejës, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi. Familjarët e tij, kontaktuar nga Express, kanë deklaruar se atë e vranë për shkak të mendimeve që hapur i jepte për UDB-në dhe kritikave që i bënte ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Njëri nga familjarët e afërt të tij, kontaktuar nga Gazeta Express ka thënë se Qerimin e vranë pikërisht për shkak të kritikave që ai i bënte dhe i shprehte haptas ndaj UDB-së.

Lexo Edhe:

“Atë e vrau dora e zgjatur. UDB-a. Gjithmonë i ka kritiku. Asnjëherë nuk është ndalë. Ka luftu e u mundua për këtë vend. Unë gjatë kësaj jave jam pa me Qerimin. Nuk më ka përmendur që ka pasur ndonjë problem. Por atë e vranë”, thotë kushëriri i afërt i Qerimit.

I ndjeri ishte invalid i UÇK-së. La pas gruan dhe një vajzë. /Express/