Sarri: Lojtarët e mi s’më kuptojnë dhe s’janë në gjendje ta lëvizin topin shpejt - Gazeta Express
string(90) "sarri-cartet-me-lojtaret-e-juves-sme-kuptojne-dhe-sjane-ne-gjendje-ta-levizin-topin-shpejt"

Sarri: Lojtarët e mi s’më kuptojnë dhe s’janë në gjendje ta lëvizin topin shpejt

Gazeta Express

27/02/2020 8:43

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është shprehur i zemëruar me lojtarët e vet, pas humbjes 1:0 kundër Lyonit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve të mërkurën, duke thënë se ata nuk po arrijnë ta kuptojnë kërkesën e tij për ta lëvizur topin me shpejtësi.

Lucas Tousart e shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit të francezëve në stadiumin olimpik të Lionit dhe i cili mund të jetë vendimtar para ndeshjes së kthimit në Torino, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lyoni do të kërkojë të shkaktojë tronditje dhe t’u japë fund shumë herët shpresave të Juventusit dhe Cristiano Ronaldos për ta fituar Championsin, kur ta vizitojë Torinon më 17 mars.

Cristiano Ronaldo u mundua ta kërcënojë Lyonin në sulm, por nuk qe në gjendje t’i ndihmojë Juves ta bëjë qoftë edhe një goditje në kornizën e portës kundërshtare gjatë gjithë takimit.

Sarri u shfaq i zemëruar në konfrencë për media pas takimit dhe thotë se u habit se sa ngadalë e lëvizi topin skuadra e tij në ndeshje krahasuar me mënyrën sesi e kishte lëvizur në stërvitje para ndeshjes.

“Është e vështirë ta shpjegosh përse, por në pjesën e parë ne e lëvizem topin tepër ngadalë saqë ia mundësuam kundërshtarit të na bëjë presion, ta fitojë topin dhe të na shënojë gol”, tha Sarri për Sky Sport Italia.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë por jo mjaftueshëm për një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Nuk e kuptoj përse nuk mund t’i bëj lojtarët e mi ta kuptojnë rëndësinë e lëvizjes së topit me shpejtësi”, shtoi ai. /Gazeta Express/