Lyoni e fiton ndeshjen e parë ndaj Juventusit në 1/8 e finales në Champions - Gazeta Express
string(75) "lyoni-e-fiton-ndeshjen-e-pare-ndaj-juventusit-ne-1-8-e-finales-ne-champions"

Lyoni e fiton ndeshjen e parë ndaj Juventusit në 1/8 e finales në Champions

Gazeta Express

26/02/2020 23:04

Lyoni e ka mposhtur 1:0 Juventusin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm në përpjekje për të kaluar në çerekfinale.

Lucas Tousart e shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit të francezëve në stadiumin olimpik të Lionit dhe i cili mund të jetë vendimtar para ndeshjes së kthimit në Torino, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lyoni do të kërkojë të shkaktojë tronditje dhe t’u japë fund shumë herët shpresave të Juventusit dhe Cristiano Ronaldos për ta fituar Championsin, kur ta vizitojë Torinon më 17 mars.

Kampioni italian dominoi duke e zotëruar topin shumicën e kohës, por dështoi të shënojë duke e mbyllur pjesën e parë me zero goditje në kornizën e portës.

Pas gjysmë ore lojë në stadiumin olimpik, Tousart shënoi atë që ishte goli i vetëm në takim duke e futur topin në rrjetën e portës së Juves nga afërsia.

Përkundër përpjekjeve, Juve dështoi të shënojë, pasi nga 15 goditje në drejtimin e portës së vendasve vetëm një ishte brenda kornizës.

Skuadra e Maurizio Sarrit me Ronaldon në krye do të tentojë ta shmangë eliminimin tronditës në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena kah mesi i muajit të ardhshëm. /Gazeta Express/