Koronavirusi mbërrin edhe në Norvegji - Gazeta Express
string(40) "koronavirusi-mberrin-edhe-ne-norvegji-ge"

Koronavirusi mbërrin edhe në Norvegji

Gazeta Express

26/02/2020 22:02

Agjencia e shëndetit publik e Norvegjisë ka konfirmuar të mërkurën se një person ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Informatën e ka dhënë agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Lexo Edhe:

Personi i infektuar me koronavirus, i njohur me emrin Covid-19 tashmë, po mbahet i izoluar në shtëpinë e tij, pasi është kthyer nga Kina, javën e kaluar, kanë thënë autoritetet norvegjeze.

Personi, gjinia e të cilit nuk është bërë e ditur, nuk ka shfaqur simptoma të virusit fillimisht, dhe ishte vlerësuar se nuk përbënte rrezik për infektimin e të tjerëve, ka bërë të ditur agjencia norvegjeze e shëndetit publik.