Mesa duket pas Oriola Marashit, një tjetër modele shqiptare ka shkëlqyer në pasarelat botërore. Dorina Gegiçi ka bërë me dije lajmin se ditën e dielë është bërë pjesë e sfilatës, për një ndër markat më prestigjioze në botë, Philipp Plein.
“Faleminderit që më zgjodhët mua mbrëmë Philipp Plein”,- shkruan Dorina Gegiçi në statusin e saj në rrjete sociale.
Me një fund lëkure dhe një T-shirt të bardhë, Dorina Gegiçi shkëlqeu në sfilatën e mbajtur në Milano nga marka Philipp Plein, duke nisur kështu me hapa të mëdha, rrugën drejt një suksesi ndërkombëtar.
Me sa duket kompania amerikane e modës, ka hapur dyert për modelet e reja, duke përzgjedhur modelen shqiptare Gegiçi mes shumë vajzash konkurente që ëndërronin të ishin pjesë e këtij projekti.