Lumir Abdixhiku prezanton Shefin e Kabinetit - Gazeta Express
string(44) "lumir-abdixhiku-prezanton-shefin-e-kabinetit"

Lumir Abdixhiku prezanton Shefin e Kabinetit

Gazeta Express

24/02/2020 13:17

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Alban Zogaj do të jetë Shef i Kabinetit të tij në Ministri, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit koordinimin e energjinë e domosdoshme.

Lexo Edhe:

“Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën”, ka shkruar Abdixhiku. /Express