Kryeminsitri Edi Rama ka publikuar një video nga Samiti i Londës.
Rama ka incizuar shkuarjen e tij në Samitin për investime në Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), shkruan Gazeta Express.
Aty shihet teksa kryeministri shqiptar arrin në Samit dhe përshëndetetët me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministrat e Ballanit Perëndimor po marrin pjesë në një panel, në të cilin po diskutohet për investimet në këtë rajon. BERZH ka njoftuar se këtë vit planifikon një miliard euro. /Express/