Klinika e Shkupit: Dy pacientët e djegur në gjendje kritike, njërin e humbëm mbrëmë - Gazeta Express
string(81) "klinika-e-shkupit-dy-pacientet-e-djegur-ne-gjendje-kritike-njerin-e-humbem-mbreme"

Klinika e Shkupit: Dy pacientët e djegur në gjendje kritike, njërin e humbëm mbrëmë

Gazeta Express

24/02/2020 10:59

Drejtori i Qendrës Klinike për situata emergjente, Ilir Hasani ka kumtuar gjendjen shëndetësore të pacientëve të lënduar nga tragjedia në Rramanli. Hasani tha se gjendja e dy grave është shumë e rëndë, përcjell GazetaExpress nga Lajm.

Ai tha se dje fatkeqësisht e kanë humbur njërin nga pacientët që u shtrua për kurim.

Lexo Edhe:

“Për momentin, gjendja e dy grave është shumë e rëndë, janë në gjendje kritike, 80% i trupit të tyre është i djegur. Pacienti i tretë ka djegie afro 45% të trupit. Djegiet janë të shkallës së tretë apo të dytë’, tha Hasani duke shtuar se që të tre pacientët për momentin me frymëmarrje artificiale./GazetaExpress/B.Lika/