Dhëndri fillon të qajë si fëmijë, ia dhanë nuse me zor - Gazeta Express
string(53) "dhendri-fillon-te-qaje-si-femije-ia-dhane-nuse-me-zor"

Dhëndri fillon të qajë si fëmijë, ia dhanë nuse me zor

Gazeta Express

24/02/2020 9:16

Një dhëndër indian është filmuar duke qarë pasi është detyruar të martohet pa dëshirën e tij me një grua që nuk e njihte fare.

Në klip dëgjohen njerëzit e nuses që i thonë 29-vjeçarit:

Lexo Edhe:

“Po të varim ne ty? Thjesht po festojmë dasmën. Çfarë ke që mërzitesh?”

Vinodi i kishte thënë mediave indiane se ishte marrë nga vëllai i nuses së padëshiruar, të cilin e kishte shok.

Me armë në duar, kunati së bashku me burra të tjerë, e kanë rrëmbyer.

Edhe pse familjarët e dhëndrit kanë kërkuar ndihmën e policisë, ata i kanë thënë që këtë çështje ta zgjidhin mes tyre të dyja familjet.