Arben Gashi mbron Hotin, thotë se Shtetit s'i duhen vogabondët lokalë - Gazeta Express
string(67) "arben-gashi-mbron-hotin-thote-se-shtetit-si-duhen-vogabondet-lokale"

Arben Gashi mbron Hotin, thotë se Shtetit s’i duhen vogabondët lokalë

Gazeta Express

22/02/2020 16:49

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi i ka dalë në mbrojtje zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i cili sot në mëngjes u sulmua me vezë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, Gashi ka thënë se sulmi ndaj Hotit është një akt i ulët e qyqar i atyre që propozojnë konfrontim në vend të bashkëpunimit dhe izolim në vend të përparimit ekonomik.

Lexo Edhe:

Tutje, ai ka thënë se Kosova ka nevojë për miq ndërkombëtar dhe jo për vagabonda lokal.

“Nuk ka asnjë kuptim që betejat politike të udhëhiqen me hedhje vezësh e gurësh ndaj të tjereve që nuk mendojnë si ti. Sulmi ndaj zv.kryeministrit Hoti është një akt i ulët e qyqar i atyre që propozojnë konfrontim në vend te bashkëpunimit, izolim ne vend te përparimit ekonomik”, ka shkruar Gashi./Express