Allegri e konfirmon rikthimin në futboll: Shihemi në shtator - Gazeta Express
string(59) "allegri-e-konfirmon-rikthimin-ne-futboll-shihemi-ne-shtator"

Allegri e konfirmon rikthimin në futboll: Shihemi në shtator

Gazeta Express

20/02/2020 15:28

Massimiliano Allegri ka thënë se i duhet të rikthehet në futboll më së largu në muajin shtator, pra kur fillon sezoni i ri, por e ka mohuar se është në kontakte me klubin francez Paris Saint-Germain.

Muajt e fundit është përfolur se shumë klube të mëdha evropiane e duan ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit, PSG-ja e fundit në varg, pas udhëtimit të tij në kryeqytetin francez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por gjashtë herë fituesi i titullit në Serie A zbuloi se udhëtimet e tij në Francë kanë të bëjnë me biznes personal, jo për të kërkuar mundësinë për t’u emëruar trajner i PSG-së.

“Nuk ka asgjë në lidhje me PSG-në, sepse do të ishte mungesë respekti ndaj tjerëve të vija këtu dhe të flisja me Leonardon”, tha Allegri për AFP.

“Jam në Paris, qytet i mahnitshëm, për ta prezantuar librin tim, veçanërisht anekdotat dhe përvojat e mia”, shtoi ai.

“Ende nuk di asgjë për të ardhmen time. Por më duhet të rikthehem në shtator”, shtoi ai. /Gazeta Express/