Operohet Roger Federer, mungon në French Open - Gazeta Express
string(44) "operohet-roger-federer-mungon-ne-french-open"

Operohet Roger Federer, mungon në French Open

Gazeta Express

20/02/2020 13:52

Roger Federer do të mungojë në turneun e grand slamit French Open, për herë të katërt në pesë vjetët e fundit, për shkak se e ka operuar gjurin të mërkurën.

Fituesi i 20 grand slameve e operoi gjurin e djathtë në Zvicër, i cili e kishte shqetësuar tash e një kohë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Federer, i cili e fitoi vetëm një herë titullin në French Open më 2009, ka thënë se doktorët janë të bindur se ai do të shërohet plotësisht pas operacionit.

“Pas procedurës, doktorët konfirmuan se operacioni ishte gjëja e duhur”, tha 38-vjeçari.

Përveç French Open i cili mbahet nga 24 maji deri më 7 qershor, Federer do të mungojë edhe në turnet më të vegjël si Dubai, Indian Wells, Bogota dhe Miami, në të cilët planifikonte të luante.

“Shihemi në bari”, shkroi tetë herë fituesi i Wimbledonit. /Gazeta Express/