Një kilogram dërgesë e kontrolluar kokainë është konfiskuar në një depo për pemë në fshatin Krushopek, në Komunën e Sarajit. Sipas urdhrit të prokurorit publik janë arrestuar shoferët e kamionit dhe pronari i depos, ndërsa janë në kërkim edhe pas disa personave të tjerë, konfirmuan për MIA-n burime nga MPB.
Burimet e njejta theksojnë se masat janë ndërmarrë sipas udhëzimeve të prokurorit publik dhe pas urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake.
Bëhet fjalë për një zinxhir ndërkombëtar për trafikim më drogë, sasia e përgjithshme e të cilit arrin 1.3 tonë kokainë, ndërsa në vend është konfiskuar një kilogramë dërgesë e kontrolluar nga kjo drogë. Në operacion, sipas burimeve të MPB-së, përveç policisë së Maqedonisë së Veriut janë përfshirë edhe policia italiane dhe malazeze.