Gjykata Penale në Shkup i ka harmonizuar terminet me Gjykatën në Gjermani, përmes së cilit duhet të realizohet video-lidhja me dëshmitaren Resmije Azemi, për lëndën gjyqësore “Titanik 3”.
Avokati Mefail Arsllani, përfaqësues juridik i Ejup Alimit, për mediat, deklaroi se në seancën e sotme gjyqësore janë caktuar seancat gjyqësore për më 3, 16 dhe 18 mars në të cilat duhet të dëshmojë dëshmitarja Azemi.
Lënda gjyqësore për rastin “Titanik”, një kohë të gjatë udhëhiqet para Gjykatës Penale në Shkup. Deri më tani kjo procedurë gjyqësore dy herë filloi nga fillimi. Aktakuzën për këtë rast e ngriti PSP-ja, ndërsa bëhet fjalë për parregullsi zgjedhore të bëra në zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit, të mbajtura në vitin 2013.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Maria Kletniçka, përderisa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
A.SH.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...