Qytetarët ankohen për thirrje nga numra të panjohur, reagojnë operatorët - Gazeta Express
string(71) "qytetaret-ankohen-per-thirrje-nga-numra-te-panjohur-reagojne-operatoret"

Qytetarët ankohen për thirrje nga numra të panjohur, reagojnë operatorët

Gazeta Express

19/02/2020 15:55

Thirrje masive sot në mëngjes ka pasur në numrat telefonik të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Në rrjetet sociale spekulohet se thirrjet janë nga Lituania dhe Estonia. Qytetarët mes vete kanë paralajmëruar që të mos hapen këto thirrje, pasi që faturat telefonike do t’u rriten në mënyrë drastike. Ata këtë e konfirmojnë nga përvojat paraprake. Numrat fillojnë me +370 (668), +370 (669), +48 780, +881, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe numra tjerë.

Lexo Edhe:

Operatorët telekomunikues do t’i bllokojnë numrat, deklaroi për MIA-n drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Sasho Dimitrijovski.

Në ndërkohë, siç këshillon, qytetarët nuk duhet t’u përgjigjen thirrjeve të tilla që janë të regjistruar prej abonuesve të dy operatorëve celularë Makedonski Telekom dhe A1.

Dimitrojski paralajmëroi se shërbimet e AKE do të mbajnë takim me operatorët celularë, si dhe se së shpejti në ueb faqen e AKE-së do të publikohet kumtesë me udhëzime konkrete.

“Këto janë keqpërdorime të cilat kanë ndodhur edhe në të kaluarën, telefonata të tilla ka pasur edhe vitin e kaluar. Këshillë për qytetarët është të mos paraqiten, ndërsa operatorët i regjistrojnë numrat, i bllokojnë dhe thirrjet prej tyre do të ndalojnë gjatë ditës”, deklaroi Dimitrijoski.

Telekomi i Maqedonisë njoftoi se gjatë ditës së sotme kanë ndërmarra masa të sigurisë që t’i mbrojnë shfrytëzuesit nga harxhimet e padëshiruara.

“Kompania menjëherë ka marrë masa të sigurisë, i ka bllokuar numrat e njohur dhe u ka pamundësuar që të thirrin në këtë destinacion. U apelojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos t’u përgjigjen thirrjeve të panjohur, me qëllim që të mënjanohen keqpërdorimet dhe harxhimet e paparashikuara shtesë”, thonë nga Telekomi.

Për rastin në fjalë, sot në mëngjes shkruajti edhe ish deputetja, Frosina Remenski.

“Që të mënjanohen çfarëdo dëme dhe spekulime, ka institucione kompetente të cilët duhet që ta parandalojnë këtë. Nuk dëshirojmë të besojmë se prapa këtyre thirrjeve masive fshihet operacion i targetuar i shërbimeve sekrete. Që të mos ketë spekulime është e nevojshme përgjigje”, thotë Remenski, e cila sot në mëngjes ka marrë thirrje nga numrat.

Ajo gjithashtu thotë se dyshimi rreth motiveve për thirrje është i bazuar.

“Kësi mjete kanë shërbimet sekrete dhe operatorët telefonik ilegal”, thotë Remenski, përcjell Gazeta Express./V.Leka/