Atletico Madrid ka kaluar në epërsi kundër Liverpoolit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve mes tyre, e cila po zhvillohet momentalisht në Madrid.
Saul shënoi për 1:0 në minutën e pestë, duke e futur topin në rrjetën e portës pas një harkimi nga këndi, raporton Gazeta Express.