Vrasja e pesëfishtë në familje, T7 raporton nga Gjilani - Gazeta Express
string(57) "vrasja-e-pesefishte-ne-familje-t7-raporton-nga-gjilani-ge"

Vrasja e pesëfishtë në familje, T7 raporton nga Gjilani

Gazeta Express

18/02/2020 20:37

Zyrtarja Policore ka qëlluar për vdekje prindërit, vëllezërit dhe vetën.

Një nga një, të vdekur po nxirren nga shtëpia e tyre.

Lexo Edhe:

Trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca, po dërgohën në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkohë, kjo ngjarje tronditi gjithë Kosovën.

Kjo pasi që bija e kësaj familje Valdete Bllaca që ishte edhe zyrtare policore, qëlloi për vdekje katër anëtarët e familjes.

Të vdekur në vend mbetën babi Zeqiri, nëna Hanifja si dhe dy vlleztërit Blerim e Fisnik Bllaca.

Plumbin e fundit Bllaca, ia shkrepi vetës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13 të kësaj të marte.

Se ndodhi kjo vrasje e 5 fisht e konfirmoi edhe prokurori i këtij rasti.

Ndërkohe në skenën e krimit dolën njësi të shumta policore përfshi edhe krim teknikën e nëjsitet e forenzikës.

Madje shkuan edhe zyrtar policor nga krimet e rënda në të Prishtinës.

Ndërsa në vend të krimit dolën edhe krerët e policisë, përfshi drejtorin Rashit Qalaj.

Arma me të cilën ka shtënë policja sipas organeve të drejtësisë është armë zyrtare e të ndjerës Bllaca.

Por, në këtë rast në këtë fazë të procedurës, polica hezitoi të jep detaje.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë bëri me dije se Valdete Bllaca që dyshohet se ka kryer këtë krim, duke vrarë edhe veten në fund, ishte police aktive në rajonin e Gjilanit.

Kurse burime të televizionit bëjnë me dije se e ndjera Valdete Bllca kohën e fundit ka marrë tretman mjekësor psikik.

Për të ndarë dhimbjen me familjarët e qytetarët e Gjilanit doli në skenën e krimit edhe kryetari, Lutfi Haziri.

Tërë kjo ngjarje e trisht u përcoll me interesim të mëdha si nga familjarët, banorët e autoritetet në nivel lokal e qendror.