Njerëzit që pinë kafe, kanë kocka më të forta - Gazeta Express
string(44) "njerezit-qe-pine-kafe-kane-kocka-me-te-forta"

Njerëzit që pinë kafe, kanë kocka më të forta

Gazeta Express

18/02/2020 19:00

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se pijet me kafeinë ndihmojnë në forcimin e kockave tona

Studimi, i realizuar nga hulumtues të Universitetit të Hong Kongut, mori për mostër 564 të rritur kinezë që ishin regjistruar në një studim të osteoporozës, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Ata krahasuan dendësinë minerale të eshtrave të atyre që thanë se pinin kafe rregullisht me ata që nuk e konsumonin në baza ditore.

Ata zbuluan se, në përgjithësi, dashamirët e kafesë kishin densitet mineral më të madh të eshtrave.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit identifikuan tri molekula të veçanta që ishin të lidhura me konsumimin e kafesë dhe kockat e forta që kishin më pak të ngjarë të thyer.

Chad Deal, mjek i përgjithshëm i Klinikës Cleveland, i cili nuk mori pjesë në studim, tha në një njoftim për shtyp:

“Tre metabolitët, në veçanti, u shoqëruan me një rritje të densitetit të kockave në mostër, dhe gjithashtu, të njëjtat çonin në rënie të rrezikut të frakturës”.

Kafeina në kafe ka qenë gjithashtu e lidhur me rritjen e presionit të gjakut dhe pagjumësinë.