Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
MPJ ka njoftuar se Ministri Cakaj do të pritet nga homologu i tij, Ministri Glauk Konjufca.
Takimi do të mbahet në ora 10:00 në ndërtesën e MPJ-së.
Komunikata e MPJ-së:
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca.
Takimi mbahet të mërkurën (nesër), datë 19 shkurt 2020, ora 10:00, në ndërtesën e MPJ-së.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...