Rita Ora ka dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj në foton super tërheqëse në bikini.
Rita po merr rreze dielli derisa po qëndron në Los Angeles dhe së fundi bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi teksa rrezitej në një palë bikini të zinj.
Këngëtarja duket në formë të mrekullueshme teksa po pushon pak kohë pas problemeve me infeksionin në fyt, shkruan Gazeta Express.
“Kënaquni me jetën tuaj. Ju lutem. Mbroni zemrën dhe jini krenar me veten”, shkruan 29-vjeçarja.
View this post on InstagramEnjoy your life. Please. Protect your heart and be proud of YOU.
A post shared by RITA ORA (@ritaora) on
Në këtë foto ajo ka marrë shumë komente, e ndër to edhe nga nëna e saj, Vera Ora, e cila e quan ‘shqiponjë’ me dy zemra kuq e zi.
“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, ka treguar Rita me një postim ku ka folur për problemet e saj me shëndetin./Gazeta Express/
View this post on InstagramA post shared by RITA ORA (@ritaora) on