Presidenti Ilir Meta vizitoi vajzën e mitur të familjes Tola nga Bulqiza, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Në një pronocim për mediat, Meta u shpreh se do të jetë gjithmonë pranë kësaj familjeje për të kaluar gjendjen e jashtëzakonshme.
“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut.
Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllime për gjithë familjen Tola, i siguroj që do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme”, tha Meta.
16-vjeçarja ditën e sotme humbi mamanë Rajmonda Tola 45 vjeç, motrën e saj 22-vjeçaren Rudina dhe Fatjonin vëllanë 15-vjeçar.
Dyshohet se tre pjesëtarët e familjes Tola janë helmuar nga gazi i bombolës, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një helmimi nga ushqimi.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...