Pas tragjedisë në Bulqizë ku mbetën të vdekur tre pjesëtarë të një familje, vajza e vogël është transportuar në spitalin e Traumës.
Merita, e vogla e familjes, ishte në gjendje të rëndë, ndërkohë, pak minuta më parë Ora News ka qenë në spitalin e Traumës për të mësuar gjendjen e vogëlushes.
Lumturie Bajrami, një person i afërm i familjes Tolaj, bën me dije se gjendja e Merita Tolaj është e mirë sipas informacionit që i kanë edhe mjekët.
Lumturie Bajrami: Sapo mora vesh në TV për të vdekurit mora vesh se janë njerëzit e mi. U konsultova me mjekun është në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. Është nën vëzhgim.
Nuk kam mundur ta takoj se nuk lejohet. Ngjarjen e kam mësuar nga TV. Jetoj në tiranë janë të afërmit e mi.
Kanë thyer derën dhe kanë nxjerrë viktimat. Nuk kam asnjë informacion se të gjithë janë duke qarë.