Kjo lloj kafeje e ulë rrezikun e diabetit për 60% - Gazeta Express
string(48) "kjo-lloj-kafeje-e-ule-rrezikun-e-diabetit-per-60"

Kjo lloj kafeje e ulë rrezikun e diabetit për 60%

Gazeta Express

29/01/2020 16:28

Në rrjete gjenden informacione të ndryshme dhe kontradiktore lidhur me rolin e kafesë në nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas studimeve, pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, mund të ketë ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.

Lexo Edhe:

Ekspertët shëndetësore, shpjegojnë se disa prej substancave të ndryshme të kafesë mund të kenë efekt të mira në shëndetin e një diabetiku, ndërsa disa përbërës të tjerë mund të kenë ndikime negative.

Sipas të dhënave, sa më i lartë konsumimi i kafesë aq më e ulët bëhet ndjeshmëria ndaj insulinës.

Disa shkencëtarë mendojnë se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Në mungesë të kafeinës, kjo lloj kafeje ofron vlera pozitive për shëndetin e një personi me diabet.

Kafeja e filtruar është një opsion tjetër që mund ta ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2. Sipas studiuesve, personat që e konsumojnë rregullisht kafenë e filtruar janë 60% më pak të rrezikuar nga diabeti. Ndikimi shëndetësor i kafesë në organizëm nuk varet vetëm nga filtrimi por edhe nga përpunimi i kokrrave të kafesë. /Agroweb/ Express