Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, thotë se iranianët janë “të bashkuar, më shumë se kurrë më parë” në një deklaratë të postuar në X, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Kjo vjen pas një deklarate të ngjashme të përbashkët të postuar pak çaste më parë nga presidenti dhe negociatori kryesor i Iranit, në të cilën ata e përshkruan “unitetin e hekurt” të Iranit.
Më parë, Presidenti i SHBA-së, Trump, tha se iranianët “nuk e dinë” se kush është udhëheqësi i tyre për shkak të “luftrave të brendshme” brenda vendit.
Në deklaratën e tij, Araghchi thotë se “institucionet shtetërore të Iranit vazhdojnë të veprojnë me unitet, qëllim dhe disiplinë”.
“Fusha e betejës dhe diplomacia janë fronte plotësisht të koordinuara në të njëjtën luftë. Iranianët janë të gjithë të bashkuar, më shumë se kurrë më parë”.