Milani e mund Torinon në shtesë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë - Gazeta Express
string(73) "milani-e-mund-torinon-ne-shtese-kalon-ne-gjysmefinale-te-kupes-se-italise"

Milani e mund Torinon në shtesë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Gazeta Express

28/01/2020 23:21

Milani e ka mundur Torinon 4:2 në një ndeshje drithëruese në kohën shtesë, duke e arritur gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku e pret Juventusi.

Hakan Calhanoglu dy herë, Giacomo Bonaventura dhe Zlatan Ibrahimovic nga një herë shënuan për fitoren e Milanit të martën në takimin çerekfinal në San Siro, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Torino ishte shumë pranë kualifikimit, pasi e përmbysi rezultatin dhe po fitonte 2:1 deri në minutën e 91-të, kur Calhanoglu realizoi nga distanca për ta shpëtuar Milanin dhe për ta çuar ndeshjen në vazhdime dy herë nga një çerek.

Kjo ishte edhe një goditje e rëndë për skuadrën e Walter Mazzarit, pas turpërimit që iu në Serie A gjatë fundjavës, kur Atalanta e mundi 7:0.

Skuadra e Stefano Piolit kaloi herët në epërsi, kur Bonaventura realizoi për 1:0 në minutën e 12-të, para se Bremer ta barazonte rezultatin në 1:1 pas gjysmë ore lojë.

Bremer e kaloi Torinon në epërsi për herë të parë në këtë takim në minutën e 71-të, por vizitorët nuk ishin në gjendje ta ruanin epërsinë në sekondat e fundit.

Calhanoglu goditi nga distanca dhe shënoi për 2:2 për ta shpëtuar Milanin nga eliminimi në minutën e 91-të, duke e çuar takimin në kohë shtesë.

Në 30 minutat shtesë, kuqezinjtë ishin superiorë ndaj vizitorëve duke shënuar dy herë me Calhanoglun dhe Zlatan Ibrahimovicin. /Gazeta Express/