Kurti kërkoi ndihmën e ambasadorëve që dikur i kundërshtonte - Gazeta Express
string(60) "kurti-kerkoi-ndihmen-e-ambasadoreve-qe-dikur-i-kundershtonte"

Kurti kërkoi ndihmën e ambasadorëve që dikur i kundërshtonte

Gazeta Express

28/01/2020 23:27

Albin Kurtit i kanë mbetur edhe 7 ditë nga afati për përbërjen e qeverisë. Analistët nuk kanë shpresë te ndërkombëtarët.

Para gjashtë vitesh Albin Kurti e përqeshte Hashim Thaçin që përfshinte ndërkombëtarët ne procesin e formimit të qeverisë.

Lexo Edhe:

Pos që kundërshtonte Thacin për veprimet e tij, Lëvizja Vetëvendosje edhe me forcë kundërshtonte përfshirjen e ndërkombëtare në proceset e rëndësishme për Kosovën.
Me 27 qershor të vitit 2013 kur Kuvendi u mblodh ta ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë, ambasadorja e atëhershme në Kosovë, Tracy Jacobson ishte penguar që të hynte në Kuvend nga protestuesit e LVV-së.
Ish ambasadorja më pas pati publikuar një fotografi ku shihet lëndimet që kishte marrur në dorë.

Por  të hënën njeriu më i votuar në Kosovë, Albin Kurti ka kërkuar ndihmë nga ambasadat në Kosovë që të ndërmjetësojnë në marrëveshjen mes tij e LDK-së

Kurti ka kërkuar që ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jenë të pranishme në takimin e së martës.

E analisti, Blerim Vela e vlerëson këtë sjellje si tërësisht normale, pasi siç thotë ai, Kurti më nuk është në rolin e opozitarit.

Megjithatë Vela nuk beson që inkuadrimi i ndërkombëtarëve do të kryejë punë në raportet Kurti – Mustafa.

Ndërkohë ideja e ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në bisedimet me LVV-LDK erdhi pak minuta pas përfundimit të takimit të së hënës, i cili doli të jetë pa rezultat e pa lajme të reja pasi krerët e partive ikën nga mediat.

LVV nuk ka qenë e gatshme gjatë ditës të flas për këtë ndryshim.

Në anën tjetër, Albin Kurtit i kanë mbetur edhe shtatë ditë për të paraqitur para kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.