Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme.
”E mirëpres udhëheqjen e Donald Trumpit dhe e mbështes planin e tij për Lindjen e Mesme”, ka thënë Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, në internet.
”Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë udhëheqje dhe vizion që ta bëjnë atë të jetësohet”.
”Bota është duke shikuar dhe është e inkurajuar që ta ndjekë këtë shembull”, shprehet Thaçi në Twitter.
Trump thotë se Jeruzalemi do të mbetet “kryeqyteti i pandarë” i Izraelit sipas planit të tij të Lindjes së Mesme.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se plani i tij i Lindjes së Mesme për të çuar palestinezët drejt shtetësisë do të përfshinte stimuj ekonomikë siç janë dyfishimi i rritjes ekonomike dhe ulja e papunësisë.
Trump gjithashtu tha se territori që ai do të ndajë për një shtet palestinez, nuk do të zhvillohej nga Izraeli për katër vjet.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...