Kur mund të quhesh i sëmurë? Studimi i fundit ndryshon gjithçka që dihet për temperaturën - Gazeta Express
string(88) "kur-mund-te-quhesh-i-semure-studimi-i-fundit-ndryshon-gjithcka-qe-dihet-per-temperaturen"

Kur mund të quhesh i sëmurë? Studimi i fundit ndryshon gjithçka që dihet për temperaturën

Gazeta Express

28/01/2020 18:00

Një studim i Universitetit Stanford, i drejtuar nga Julie Pasonner, ka analizuar temperaturat e 677 mijë personave që nga viti 1862 deri në vitin 2017.

Në bazë të rezultateve, është ardhur në përfundim se me kalimin e viteve temperatura optimale e organizmit është ulur. Kështu që, gjërat kanë ndryshuar edhe në atë se çfarë duhet të konsiderojmë si rritje të temperaturës.

Lexo Edhe:

Sipas këtij studimi, mjafton që temperatura të shkojë në 36.6 për ta konsideruar si temperaturë e lartë dhe jo normale, në vend të 37 siç e kemi menduar deri tani.

Mirëpo, me çfarë lidhet ky ndryshim i temperaturës?

Ky ndryshim supozohet që ka lidhje me ndryshimet klimatike, që kanë arritur të ndikojnë edhe në hemostazën e organizmit të njeriut, sidomos në 200 vitet e fundit.

Duhet theksohet gjithashtu që vlera optimale e temperaturës varet gjithashtu edhe nga mosha, gjendja shëndetësore dhe organizmi i njeriut./ Express