Ish-luftëtari Dardan Krasniqi, aktualisht pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe më herët i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, gjatë një debati në emisionin “Kosova Live” për ngërçin politik rreth çështjes së presidentit, i është drejtuar me një pyetje deputetit Mërgim Lushtaku lidhur me mospropozimin e Ramush Haradinaj për këtë post
“Pse nuk keni pasur frikë që brezin e fundit të ati brezi të UÇK-së që është në politikë dhe është i vetmi Ramush Haradinaj, e nga ana tjetër dilni nëpër rrugë me sloganin ‘Liria ka emër’, e nuk e keni propozuar Ramush Haradinaj? Cila ka qenë arsyeja?”- tha ai.
Tutje Krasniqi shtoj: ‘’Edhe pse besoj që për një njeri racional edhe për një njeri që pretendon që përfaqëson vlerat e luftës, nuk besoj që ka arsye, por kisha pas dëshirë me ditë prej kujt keni pasur frikë, pse nuk e keni propozuar Ramush Haradinin për president? T’paktën me pas një emër. Një luftëtarit, një brezi që nga masakrat e që përfaqëson lavdinë dhe sakrificën më të madhe të UÇK-së.”
Në përgjigjen e tij, Mërgim Lushtaku theksoi se gëzon respekt për Ramush Haradinaj, si për rolin e tij në luftë ashtu edhe në politikë, por shtoi se vendimet për propozime apo mospropozime janë vendime kolektive që merren nga kryesia e subjektit.