Tetë të vdekur nga zjarri në një port të Shteteve të Bashkuara - Gazeta Express
string(62) "tete-te-vdekur-nga-zjarri-ne-nje-port-te-shteteve-te-bashkuara"

Tetë të vdekur nga zjarri në një port të Shteteve të Bashkuara

Gazeta Express

28/01/2020 8:49

Së paku tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra barka janë djegur nga një zjarr që shpërtheu në Alabama të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët thanë se numri i viktimave mund të rritet.

Tommy Jones, banor në zonën ku ndodhi zjarri, tha se flakët u përhapen shpejt nga era e fuqishme. Ai tha se e ka parë një barkë duke u djegur, në të cilën ndodheshin një grua me fëmijët e vet.

Lexo Edhe:

Shefi i zjarrfikësve, Gene Necklaus, tha se tetë personat që më herët ishin shpallur të zhdukur janë konfirmuar si të vdekur dhe se numri i viktimave mund të rritet.

Zjarri shpërtheu disa minuta pas mesnatës, në kohën kur shumë njerëz ishin duke fjetur. Së paku 35 anije të vogla u përfshinë nga flakët.

Së paku shtatë persona u dërguan në spital për shkak të djegieve që i pësuan ose për shkak të qëndrimit në ujë të ftohtë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Disa njerëz u detyruan të hidheshin në ujë për shkak se barkat në të cilat ndodheshin po digjeshin me shpejtësi të madhe.