Mësohen të gjitha viktimat që ndodheshin me Kobe Bryant në helikopter - Gazeta Express
string(58) "mesohen-te-gjitha-viktimat-qe-vdiqen-bashke-me-kobe-bryant"

Mësohen të gjitha viktimat që ndodheshin me Kobe Bryant në helikopter

Gazeta Express

26/01/2020 22:47

Pos Kobe Bryantit dhe bijës së tij, Giannas, është mësuar se në helikopter në momentin e aksidentit fatal ishin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj, dhe piloti.

Kështu është bërë e ditur nga një zyrtar i Calabasasit, qyteti ku ndodhi aksidenti, për “NBC”.

Lexo Edhe:

Sipas TMZ, Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter, së bashku me katër persona të tjerë që ishin në bord.

Ende është nën hetime shkaku i aksidentit.

Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së.

Kobe sapo i kishte mbushur 41 vjet./Express/