Bozdo: PD mbështet protestën e minatorëve, qeveria i ka braktisur - Gazeta Express
string(63) "bozdo-pd-mbeshtet-protesten-e-minatoreve-qeveria-i-ka-braktisur"

Bozdo: PD mbështet protestën e minatorëve, qeveria i ka braktisur

Gazeta Express

26/01/2020 22:21

Partia Demokratike mbështet protestën e minatorëve për paga dhe kushte më të mira pune.

Minatorët protestuan sot para Kryeministrisë, ndërsa akuzuan kreun e qeverisë se e ka lënë sektorin minerar në dorë të oligarkëve.

Lexo Edhe:

Ish-ministri i Energjetikës, Eno Bozdo përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se qeveria ka braktisur minatorët dhe më konkretisht Bulqizën ku edhe janë minierat më të rëndësishme, aktualisht në gjendje pune.

Reagimi

Këtë e tregoi qartë protesta e sotme e Sindikatës së Bashkuar të Minatorëve përpara Kryeministrisë. Kërkesat e Sindikatës për paga më të larta dhe kushte më të mira pune janë të drejta absolute të punëtorëve.

Qeveria Rama nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Punës dhe Inspektoriatit të Punës kanë tashmë përgjegjësinë direkte prej disa muajsh, të trajtojnë më shumë seriozitet gjendjen e vështirë të minatorëve në Bulqizë e kudo, dhe të ofrojnë një zgjidhje të arsyeshme për kërkesat e tyre.

Protesta vazhdon prej muajsh, por Edi Rama ka zgjedhur t`i injorojë minatorët plotësisht. Ndjeshmëria e tij për Bulqizën, minatorët edhe dhe qytetarët e saj, është shumë e qartë kur kërkon tu emërojë me dhunë si kryetar bashkie një konsumator ordiner të kokainës.

Në se Bulqiza do të kishte mundësi të zgjidhte, sot në krye të saj do të ishte një kryebashkiak që do të solidarizohej me minatorët dhe do të luftonte për kauzën e drejtë të tyre. Qartazi kjo nuk është aspak në interest të Edi Ramës, as në Bulqizë dhe askund në Shqipëri!

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën dinjitoze të minatorëve për punë dhe dinjitet. Por është shumë e qartë tashmë se sa kohë Edi Rama do të qeverisë, asnjë interes i qytetarëve nuk do të ruhet dhe asnjë shqetësim i shqiptarëve nuk do të marrë zgjidhje. Sepse Edi Rama aleancat e tij i ka shpalluar prej kohësh që i ka me krimin dhe oligarkinë, por jo me qytetarët dhe aq më pak me minatorët dhe qytetarët e Bulqizës!