Grenell në selinë e Vetëvendosjes për takim me Albin Kurtin - Gazeta Express
string(59) "grenell-ne-seline-e-vetevendosjes-per-takim-me-albin-kurtin"

Grenell në selinë e Vetëvendosjes për takim me Albin Kurtin

Gazeta Express

23/01/2020 10:24

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, kanë arritur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ku për pak pritet të takohen me të parin e kësaj partie, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express

Takimi po mbahet pa praninë e mediave, derisa është thënë se do të deklarohen pas përfundimit të takimit, raporton Televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.

Lexo Edhe:

Grenell ka arritur mbrëmë në Kosovë, me ç’rast është takuar fillimisht me të parin e shtetit, Hashim Thaçi.

Sot, ndërkaq, ambasadori ka të planifikuar nga ora 11:30 takim edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. /GazetaExpress/