Pse një mollë në ditë e ngadalëson plakjen dhe e zgjat jetën - Gazeta Express
string(61) "pse-nje-molle-ne-dite-e-ngadaleson-plakjen-dhe-e-zgjate-jeten"

Pse një mollë në ditë e ngadalëson plakjen dhe e zgjat jetën

Gazeta Express

22/01/2020 15:49

Tanimë dihet që të gjithë llojet e frutave janë shumë të rëndësishme në mirëmbajtjen e shëndetit. Ato përmbajnë substanca natyrale, që luftojnë infeksionet, inflamacionet si dhe i mbrojnë qelizat nga procesi i plakjes.

Një nga faktorët kryesorë në procesin e plakjes është “përkeqësimi qelizor”. Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për tu rigjeneruar. Në këtë fazë qelizat fillojnë të inflamohen nga vet organizmi si dhe e shtyjnë sistemin imunitar të pastrohet nga qelizat e dëmtuara.

Lexo Edhe:

Në moshë të re, organizmi i njeriut mund t’i eliminoj shumë lehtë këto qeliza, mirëpo me kalimin e moshës eliminimi i tyre bëhet më i vështirë. Kështu bëhet akumulimi i qelizave të dëmtuara, shpërbërja e indeve dhe krijimi i rrudhave.

Në studimet e bëra, është thënë se procesi i plakjes mund të parandalohet nëse ekzistojnë molekula, që i shkatërrojnë qelizat e dëmtuara. Në bazë të studimeve, këto molekula janë gjetur tek mollët, dredhëzat, qepët dhe kastravecat.

Përbërësit e këtyre frutave e ulin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara në lëkurë, duke e rritur jetëgjatësinë.

Mollët janë të pasura me flavonoide, antioksidantë dhe fibra. Ato ndikojnë edhe në tensionin e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. /Express