Kryemadhi: Duhet të reagojmë për këtë që Rama po i bën Kosovës - Gazeta Express
string(61) "kryemadhi-duhet-te-reagojme-per-kete-qe-rama-po-i-ben-kosoves"

Gazeta Express

20/01/2020 22:35

Kryemadhi: Duhet të reagojmë për këtë që Rama po i bën Kosovës

Gazeta Express

20/01/2020 22:35

Të gjithë shqiptarët duhet të reagojnë për sjelljen që Edi Rama po bën ndaj shtetit të Kosovës dhe kryeministrit të saj Ramush Haradinaj. 

Kështu është shprehur në emisionin “5 pyetje me Babaramon” në Report TV kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Lexo Edhe:

Ajo tha se dashuria e shqiptarëve të Kosovës për Shqipërinë është e paimagjinueshme dhe për këtë të sjellje të kryeministrit tonë duhet reaguar.

“Edi Rama gjithë jetën ka treguar se urren shqiptarët dhe më shumë se shqiptarët, urren kosovarët. Një njeri që në jetën e tij nuk ka bërë asgjë për Kosovën. Gjatë gjithë kohës që u fliste për dialogun Kosovë-Serbi, Serbia vazhdonte në mënyrë të ethshme për të prishur njohjet e Kosovës. Ndërkohë që ministria jonë e Jashtme duhet të ecte dhe të konfirmonte çfarë po ndodhte. Ky vazhdonte dhe kishte hallin e taksës. Dhe këtu u falimentuan të gjitha fabrikat e qumështit dhe të miellit.

Të gjithë ne nëse nuk do të reagojmë për këtë që ky po i bën Kosovës, ne do të na bjeri të gjithëve në kokë dashuria e shqiptarëve të Kosovës. Ata e duan shumë Shqipërinë. Sa e duan shqiptarët e Kosovës Shqipërinë është e pa imagjinueshme. Nëse ne do ta donim kaq shumë saç na duan ata ne, ne duhet ta kishim mbytur Edi Ramën vetëm me fjalën turp me këtë që ka bërë”, tha Kryemadhi.