Shkëmbim zjarri me forcat RENEA, vlonjati i plagosur sillet në Tiranë - Gazeta Express
string(68) "shkembim-zjarri-me-forcat-renea-vlonjati-i-plagosur-sillet-ne-tirane"

Shkëmbim zjarri me forcat RENEA, vlonjati i plagosur sillet në Tiranë

Gazeta Express

18/01/2020 16:56

Ditën e sotme në Vlorë ndodhi një shkëmbim zjarri mes forcave RENEA dhe 47-vjeçarit Xhevahir Jonuzi, i cilësuar si një ndër 8 personat më të rrezikshëm të Vlorës.

Pasi policia shkoi ta arrestonte në vendin ku fshihej ai hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti vetë i plagosur.

Lexo Edhe:

Jonuzi ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ai është sjellë me makinë të blinduar, i shoqëruar nga Policia e Vlorës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.