Bekteshi: Me Ligjin për investime strategjike hapen mundësitë për cikël të madh investimesh në vend - Gazeta Express
string(98) "bekteshi-me-ligjin-per-investime-strategjike-hapen-mundesite-per-cikel-te-madh-investimesh-ne-vend"

Bekteshi: Me Ligjin për investime strategjike hapen mundësitë për cikël të madh investimesh në vend

Gazeta Express

17/01/2020 13:55

Kuvendi dje asdite, në kuadër të seancës së 130-të me shumicë votash e miratoi Ligjin për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Express.

Sot përmes një statusi në facebook, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se me këtë ligj, janë hapur mundësitë për një cikël të madh investimesh të reja në Maqedoninë e veriut.

Lexo Edhe:

“Kuvendi miratoi Ligjin për investime strategjike. Me këtë zgjidhje ligjore hapen mundësitë për cikël të madh të investimeve në vend, shkroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në facebook-un e tij./Gazeta Expresss/