Shkupi ndër qytetet më të ndotura në botë - Gazeta Express
string(41) "shkupi-nder-qytetet-me-te-ndotura-ne-bote"

Shkupi ndër qytetet më të ndotura në botë

Gazeta Express

17/01/2020 12:47

Qyteti i Shkupit përsëri u gjet në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, sipas ‘Airvisual‘, u gjet në top 10 qytetet me ajër të ndotur, apo më saktë në vendin e nëntë në botë.

Vendet me ajër më të ndotur sot në mëngjes ishin Aerodromi, Novo Lisiçe, Qendra, Karposhi dhe Kisella Voda.

Lexo Edhe:

Stacionet matëse të cilësisë së ajrit, krahas Shkupit shfaqin edhe qytetin e Gostivarit me ajër të ndotur.

Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qeveria ka vendosur problemin e ndotjes së ajrit në prioritet qeveritar ndërsa opozita akuzon se asgjë nuk është ndërmarrë./GazetaExpress/