OBSH ka renditur disa nga problemet kryesore me të cilat do të përballemi dekadën e ardhshme - Gazeta Express
string(92) "obsh-ka-renditur-disa-nga-problemet-kryesore-me-te-cilat-do-te-perballemi-dekaden-e-ardhshme"

Gazeta Express

15/01/2020 15:09

Me i fundit

OBSH ka renditur disa nga problemet kryesore me të cilat do të përballemi dekadën e ardhshme

Gazeta Express

15/01/2020 15:09

Ndryshimet klimatike, sëmundje infektive, rezistenca ndaj antibiotikëve, janë vetëm disa nga problemet shëndetësore me të cilat do të përballemi gjatë dekadës së ardhshme, shkruan CNN, transmeton Express.

Kjo listë e publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është përpiluar nga ekspertë ngae mbarë bota, ku janë prezantuar sfidat urgjente, të cilat duhet t’i luftojmë gjatë viteve të ardhshme.

Lexo Edhe:

Kjo listë ka për qëllim reflektimin e liderëve dhe autoriteteve për të investuar më shumë në sektorin e shëndetësisë.

“Ne duhet ta kuptojmë që shëndeti është investim i së ardhmes. Shtetet investojnë shuma të mëdha në mbrojtjen e vendeve nga sulmet terroriste, dhe jo nga viruset”, tha Dr. Tedros Adhanom, ekspert i shëndetësisë.

Ndryshimet klimatike- Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka renditur ngrohjen globale si një nga problemet kryesore të shëndetit. Kjo për arsye se si pasojë e ndotjes së ajrit vdesin rreth 7 milion njerëz çdo vit. Ndryshimet klimatike gjithashtu janë të lidhura edhe më kequshqyerjen dhe përhapjen e sëmundjeve infektive.

Sëmundjet infektive, epidemitë- sëmundjet infektive siç është HIV-i, tuberkulozi, hepatisi dhe malaria, mbysin rreth 4 milion njerëz çdo vit. Sipas OBSH, për të ndaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve, shërbimet mjekësore duhet të jenë më efikase, dhe duhet të fokusohen më shumë në parandalimin e tyre.

Ushqimi- është një çështje tjetër, tek e cila duhet të bëhen përmirësime. Në bazë të informacioneve, krahas urisë dhe ushqimit të pamjaftueshëm, në disa shtete është rritur edhe obeziteti dhe ushqimet e dëmshme.

Problemet e tjera, më të cilat duhet të përballemi gjatë dekadës së ardhshme janë: shërbimet ndaj pacientëve, vaksinimi dhe rezistenca ndaj antibiotikëve. /Express