Makinë e blinduar, armë pa leje! Prangoset Mondi Voga, muaj më parë rrahu barbarisht avokatin - Gazeta Express
string(90) "makine-e-blinduar-arme-pa-leje-prangoset-mondi-voga-muaj-me-pare-rrahu-barbarisht-avokatin"

Makinë e blinduar, armë pa leje! Prangoset Mondi Voga, muaj më parë rrahu barbarisht avokatin

Gazeta Express

14/01/2020 17:38

Policia rrugore e Tiranës i ka vënë prangat këtë të martë Mondi Vogës, nën akuzën se në makinën e tij të blinduar i është gjetur një armë pa leje e tipit ‘TT’.

Por emri i Mondi Vogës lidhet të paktën me një ngjarje të rëndë vitin e kaluar, ku 44 vjeçari rrahu avoktatin Ilia Ilia fare pranë prokurorisë së Durrësit. Pamjet e rrahjes dhe goditjeve me grushte ndaj avokatit, u kapën nga kamerat e sigurisë

Lexo Edhe:

Mondi Voga po ashtu është mik i prokurorit Arjan Ndoji, ndaj të cilit u krye një atentat me armë zjarri pak muaj më parë. Mbi ngjarjen e rrahjes së avokatit Ilia, dyshimet e hetuesve ishin se Voga është shtyrë pikërisht nga prokurori Ndoja, në rrahjen e avokatit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit  TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.