Inspektorati fillon rrënimin e një mbindërtimi në qendër të Prishtinës - Gazeta Express
string(70) "inspektorati-fillon-rrenimin-e-nje-mbindertimi-ne-qender-te-prishtines"

Inspektorati fillon rrënimin e një mbindërtimi në qendër të Prishtinës

Gazeta Express

14/01/2020 11:24

Është minimizuar tendenca për ndërtime pa leje Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka filluar rrënimin e një mbindërtimi në rrugën “Fehmi Agani”. Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri tha se pjesa më e madhe e këtij objekti është me leje, por që kati i fundit është pa leje dhe për këtë është tërhequr vërejtja palës.

Tahiri tha se vendimi për rrënim të katit të fundit të kësaj ndërtese është marrë më 6 janar të këtij viti dhe pala është njoftuar për afatin prej 15 ditësh që duhet ta rrënojë vetë.

Lexo Edhe:

“Javëve të fundit ka filluar që ta ngrit edhe një kat pa leje, pavarësisht se inspeksioni ka qenë disa herë i ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore, pala nuk i ka përfillur ato dhe ka vazhduar prapë me ndërtim. Më 6 janar është marrë vendimi për rrënim dhe është dhënë palës afat 15 ditë që ta ekzekutoj vetë rrënimin, por në rast se vazhdon me punime sigurisht qe inspeksioni duhet të ndërhyjë menjëherë dhe edhe para këtij afati, pala ka vazhduar dhe këtë fundjavë ka vendosur edhe pllakën e katërt dhe kësisoj ne jemi organizuar“, tha ai.

Tutje Tahiri tha se gjatë vitit 2019 dhjetëra rrënime janë ekzekutuar, por që është minimizuar tendenca për ndërtime pa leje. Në vendin e ngjarjes u panë pjesëtarë të Policisë se Kosovës, por që pronarët e kësaj ndërtese nuk ishin të pranishëm.