Pas përplasjeve të kohëve të fundit, duket se kryeministri Rama ka bërë paqe me ish- ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Ai është caktuar i dërguar i posaçëm për OSBE-në.
Lajmi është bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së.
Bushati kryeson listën e njerëzve që do të drejtojnë disa fusha.
Bushati në cilësinë e të dërguarit të posaçëm do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të ketë gjatë drejtimit të organizatës.
Ky vendim vjen pasi Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE-së më 1 janar.