Shkon në 19 numri i viktimave të vullkanit në Zelandën e Re - Gazeta Express
string(59) "shkon-ne-19-numri-i-viktimave-te-vullkanit-ne-zelanden-e-re"

Shkon në 19 numri i viktimave të vullkanit në Zelandën e Re

Gazeta Express

23/12/2019 8:29

Ka shkuar në 19 numri i personave të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re. Shifra u rrit pasi policia njoftoi se një person tjetër ka vdekur në spital të dielën në mbrëmje.

Në momentin e shpërthimit të vullkanit, më 9 dhjetor, në Ishullin e Bardhë ndodheshin 47 persona. Fillimisht në këtë ngjarje kishin vdekur 13 persona dhe rreth 20 të tjerë kishin pësuar djegie të rënda. Viktima e fundit është personi i gjashtë që vdiq në spital.

Lexo Edhe:

Dy trupa të personave të zhdukur nuk janë gjetur ende. Autoritetet besojnë se ata kanë rënë në det pas një stuhie që e përfshiu ishullin pak pas shpërthimit të vullkanit.

Shumë prej personave të vdekur ishin turistë australianë, të cilët ishin nisur drejt ishullit me një anije. Disa prej tyre ishin duke e kaluar muajin e mjaltit.

Autoritetet e kishin ngritur alarmin më 18 nëntor për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik të vullkanit dhe nuk dihet pse nuk ishte marrë vendim që të ndalohen vizitat në ishullin e rrezikshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.