Diell dhe erë e lehtë gjatë ditës së sotme - Gazeta Express
string(44) "diell-dhe-ere-e-lehte-gjate-dites-se-sotme-7"

Diell dhe erë e lehtë gjatë ditës së sotme

Gazeta Express

15/12/2019 11:24

Moti në vend do të jetë i kthjellët dhe më i ngrohtë, në vendet më të larta do të fryjë erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut ka paraqitje të mjegullës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 16 gradë.

Lexo Edhe:

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare dhe mjegull paradite. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 11 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë. Nga e hëna nëpër disa lugina moti do të jetë i vranët, me mjegull dhe më i ftohtë. Shi lokal do të ketë të enjten në orët e pasdites dhe të natës drejtë së premtes.