Reali po e kërkon një klub për ta huazuar Jovicin e pakënaqur - Gazeta Express
string(61) "reali-po-e-kerkon-nje-klub-per-ta-huazuar-jovicin-e-pakenaqur"

Reali po e kërkon një klub për ta huazuar Jovicin e pakënaqur

Gazeta Express

13/12/2019 11:56

Futbollisti ofanziv ka dështuar ta tregojë veten në “Stamford Bridge”, prandaj mund të huazohet në afatin kalimtar të janarit në një ekip ku do të mund të luante më shpesh

Real Madridi po e konsideron mundësinë që ta huazojë në një klub tjetër gjatë janarit Luka Jovicin.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.

Talenti serb e ka shfaqur mllefin dhe pakënaqësinë e tij pasi nuk po ka hapësira për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ai e ka realizuar vetëm një gol në La Liga që kur u transferua në Madrid nga Eintracht Frankfurti për afro 60 milionë euro verën që shkoi.

Jovic mund të huazohet në një klub tjetër spanjoll, pasi Reali dëshiron ta ketë nën kontroll zhvillimin e tij. /Gazeta Express/