Google Chrome me disa funksione shtesë për kërkim dhe siguri në internet - Gazeta Express
string(72) "google-chrome-me-disa-funksione-shtese-per-kerkim-dhe-siguri-ne-internet"

Google Chrome me disa funksione shtesë për kërkim dhe siguri në internet

Gazeta Express

12/12/2019 23:37

Google është duke i shtuar disa funksione të reja në Chrome për t’iu ofruar përdoruesve një mjedis më të sigurt gjatë surfimit të internetit.

Herën tjetër kur të logoheni në faqe, Chrome do t’ju njoftojë nëse fjalëkalimi dhe emri i përdoruesit janë komprometuar gjatë ndonjë hakimi apo komprometimi të të dhënave. Chrome gjithashtu do ta rekomandojë ndërrimin e fjalëkalimit që e keni përdorur tashmë, raporton Engadget.

Lexo Edhe:

Sipas Google, ky është një funksion në të cilin kompania ka punuar për ca kohë tashmë. Filloi si një ekstension në shkurt, ndërsa në tetor u shtua direkt në Google Accounts.

Google gjithashtu po e shton mbrojtjen nga phishing në kohë reale në Chrome për desktop. Përveç kësaj, shfletuesi do të paralajmërojë kur mendon se një përdorues mund ta ketë futur fjalëkalimin e tij të Google Account në një sajt të dyshimtë phishing.

Në fund, kompania e ka ndryshuar interfejsin për Chrome për të mundësuar që më lehtë të shihet nëse logimi ose kompjuteri i ndarë ruhen në një profil tjetër. Indikatori i ridizajnuar sign-in është vendosur në të djathtë të fushës për adresa dhe do ta tregojë emrin e personit të lidhur me llogarinë, shkruan Koha. Menyja e ridizajnuar gjithashtu e mundëson kalimin më të lehtë në mes profileve, sipas Google.

Google thekson se të gjitha funksionet e reja do të jenë në dispozicion të përdoruesve gjatë disa javëve të ardhshme.