Seancë për rastin "Target-Fortesa", dëgjohet dëshmia e Marjan Jankullovskit - Gazeta Express
string(72) "seance-per-rastin-target-fortesa-degjohet-deshmia-e-marjan-jankullovskit"

Seancë për rastin “Target-Fortesa”, dëgjohet dëshmia e Marjan Jankullovskit

Gazeta Express

12/12/2019 13:30

Me pyetje të kryqëzuara për dëshmitarin Marjan Jankullovski, në Gjykatën penale filloi seanca për lëndën “Target-Fortesa”. Pyetje në bazë të dëshmisë parashtronte e akuzuara Nadica Nikoliq, e cila nga Jankullovski, kërkoi vërtetim dhe pëlqim për dëshmitë e caktuara të cilat i ka dhënë në seancën e kaluar, mes të cilave edhe atë rreth kompetencave dhe qasjes drejt caqeve të caktuara të të akuzuarës.

Në fillim të gjykimit prokurorja Lençe Ristovska, duke iu referuar dispozitave për marrje në pyetje të dëshmitarit nga LPP, kërkoi nga Gjykata ta mënjanojë njërin dëshmitar derisa tjetri jep dëshmi, sepse, siç tha, praktika e deritanishme tregoi se në mediume paraqiten hollësi nga dëshmitë të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe t’i informojë përfaqësuesit e mediumeve për rendin e këtillë të procedurës penale në mënyrë që të evitohen situata ku me deklaratat e dëshmitarëve të marrë në pyetje, të transmetuara përmes mediumeve, ndikohet ndaj atyre të cilët nuk janë marrë në pyetje.

Lexo Edhe:

Prokurorja sqaroi se nuk dëshiron të kuptohet se dëshirohet ndikim i politikës redaktuese të mediumit.

Gjykatësja Xheneta Bektoviq tha se dispozitat ligjore janë të qarta dhe parashohin prani publike dhe transparente të opinionit ose përjashtim të plotë të publikut.

“Kërkesa e këtillë e parashtruar e PP është e paqartë dhe e pakuptueshme posaçërisht që imponohet që Gjykata të ndikojë ndaj mediumeve që është në kundërshtim me parimin për transparencë të procedurës. Secili nga dëshmitarët është paralajmëruar për dëshmi të rrejshme”, theksoi Bektoviq pas konsultimit me gjykatësin Vlladimir Tufegçiq dhe anëtarët e jurisë.

Sipas aktakuzës. përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët fare nuk ishin dhënë urdhëresa gjyqësore.

Komunikimi ishte ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së validitetit të urdhëresave gjyqësore të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numrave telefonik. janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.